Osmani: Edhe nëse ka marrëveshje finale, s’do të implementohet - ja pse - Bota Sot
Osmani: Edhe nëse ka marrëveshje finale, s’do të implementohet - ja pse

Aktuale

Osmani: Edhe nëse ka marrëveshje finale, s’do të implementohet - ja pse

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 22:24
Osmani, Kurti, Cédric Wermuth dhe Viola Von Carmonrreth

(E plotësuar) - Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

Duke folur në një bisedë virtuale me Cédric Wermuth, që është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Osmani është shprehur se tek dialogu është me rëndësi zbatimi i marrëveshjeve.

“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, ka deklaruar ajo.

Osmani po ashtu ka folur edhe për të ardhmen e saj politike.

“Çka mund të them tani se do të jem rrotull dhe do të bëjë më të mirën për njerëzit. Në politikë është vështirë të parashihet e ardhmja politike. Por, një gjë është e sigurt – do të jem në anën e drejtë të historisë dhe do të jem bashkë me njerëzit që duan më të mirën për vendin dhe që mbajnë premtimet”, ka thënë Osmani.

Osmani: Edhe nëse ka marrëveshje finale, s’do të implementohet

Një marrëveshje finale nga kjo qeveri nuk do të mund të implementohet ngase kjo qeveri s’ka legjitimitet, kredibilitet dhe popullaritet. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë deklaratë Osmani e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi online në platformën Zoom ku kanë qenë të pjesëmarrës edhe Albin Kurti, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Carmonrreth dhe Presidenti i Komisionit Parlamentar për Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth që njëherë ishte edhe nikoqir dhe moderator i këtij bashkëbisedimi.

Image

Temë e këtij bashkëbisedimi ishte, “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor: Zhvillim i vazhdueshëm apo periferi e përhershme e Evropës?”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat