Roli vendimtar i Ministrisë së Mbrojtjes në UÇK, ja sa para ka marr Sami Lushtaku për Njësinë e Prekazit (Dokument)

Aktuale

Roli vendimtar i Ministrisë së Mbrojtjes në UÇK, ja sa para ka marr Sami Lushtaku për Njësinë e Prekazit (Dokument)

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 09:01
Sami Lushtaku

Dyqind e tridhjetë mijë marka gjermane, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë për Njësinë e Prekazit, apo Sami Lushtakun gjatë luftës në Kosovë.

Kështu shkruan në një dokument të publikuar nga familja e Haki Imerit, i cili flet për rolin e Ministrisë së Mbrojtjes që ka pasur në luftë, ku ka financuar të gjitha komunat dhe Njësitët e Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.

Më 23. 07. 1998 dyqind e tridhjetë mijë marka destinuar Sami Lushtakut si komandant i Zonës në Prekaz e Drenivë, i ka marrë Haki Geci.

Familja Imeri, thotë se vrasja e Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit do të zbardhet nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Ky dokument me rendesi te madhe historike na jep nje pasqyre te qarte ,per rolin vendimtar dhe qasjes shtetndertuese qe ka pas Ministria e Mbrojtjes e Republikes se Kosoves.. Eshte shume indikative pse komandantet qe kane zhvate keto mjete kane mohuar minimizuar , rolin vertete kombetar-shteteror dhe historik qe ka pas Qeveria e Kosoves ne çlirimin e Kosoves. Vrasja e Ministrit te Mbrojtjes Ahmet Krasniqit duhet te zbardhet, do te zbardhet nga Gjykata Speciale ...Urdherdhenesit dhe vrasesit do te ndeshkohen nga drejtesia dhe historia. Poshte horrat

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat