Eksperti amerikan zbulon pse Trump dëshiron marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Eksperti amerikan zbulon pse Trump dëshiron marrëveshjen Kosovë-Serbi

Nga: A.Zh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:43
Hashim Thaçi dhe Donald Trump

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar sërish për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump, dëshiron të shfrytëzojë sado një mundësi të vogël që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, që ta paraqes si sukses politikën e jashtme.

Por, sipas tij, dialogu mes dy vendeve duhet të bazohet përfundimisht në njohjen e ndërsjellë para kësaj, përveç normalizimit të marrëdhënieve, përcjell Bota sot.

Profesori ia ka kujtuar Serbisë krimet e kryera në Kosovë 20 vjet më parë, duke theksuar se pa pajtuar narracionin historik do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të normalizohen marrëdhëniet.

Reagimi i tij i plotë:

Presidenti Trump do të dëshironte të tregojë disa suksese në politikën e jashtme sepse deri më tani, ai ka dështuar, dhe mundësia, sado e vogël të jetë, të arrihet ndonjë marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, mund t'i japë atij një njohje të vogël se ai ka pasur sukses.

Por ajo për të cilën duhet të përqendrohemi është parimi i njohjes së ndërsjellë, që do të thotë se çdo lloj dialogu midis dy palëve duhet të bazohet përfundimisht në njohjen e ndërsjellë para kësaj, përveç normalizimit të marrëdhënieve.

Ne duhet të shohim historinë e konfliktit, sepse deri më sot Serbia nuk i pranoi mizoritë që i ka kryer 20 vjet më parë dhe pa pajtuar narracionin historik do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të normalizosh marrëdhëniet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat