Haxhiu: Situata me koronavirus po rëndohet, kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve - Bota Sot
Haxhiu: Situata me koronavirus po rëndohet, kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve

Aktuale

Haxhiu: Situata me koronavirus po rëndohet, kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:20
Albulena Haxhiu

Situata me pandeminë në Kosovës është rënduar. Fatkeqësisht sot patëm 6 humbje jetësh nga koronavirusi.

Për këtë ka reaguar Albulena Haxhiu nga LVV, duke thënë, fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale.

Postimi në Facebook:

Vetëm sot, 6 qytetarë humbën jetën nga virusi COVID 19 dhe shumë qytetarë po luftojnë për jetën!

Situata çdo ditë e më shumë po rëndohet. Përveç punës së palodhshme të mjekëve dhe infermierëve, fatkeqësisht nuk po shohim as angazhimin më të vogël nga Qeveria në menaxhimin e situatës aktuale. Kosova para pak kohësh renditej ndër vendet me menaxhimin më të mirë ndërsa sot kjo qeveri me mosveprim ia ka kthyer shpinën qytetarëve dhe Kosova renditet ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të infektuar.

Të dashur qytetarë,

për hirë të atyre që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetët e njerëzve pra stafit mjekësor, le të kemi kujdesin maksimal. Le të mbajmë maska dhe kudo ku jemi le të respektojmë distancën. Kjo është një gjë e vogël që mund ta bëjmë por për stafin mjekësor është gjithçka!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat