Nxirren 4 kufoma nga Klinika Infektive

Aktuale

Nxirren 4 kufoma nga Klinika Infektive

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Katër viktima tjera të koronavirusit sapo janë nxjerrë nga Klinika Infektive e QKUK-së.

Mediat kanë provuar të marrin konfirmim zyrtar për viktimat, por asnjë nga infektologët, madje as zëdhënësi i QKUK-së nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërkohë, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajvazaj, tha se për këtë rast do të përgjigjet vetëm prokuroria dhe kjo është vendosur me urdhër të kësaj të fundit.

Por, për gjithë këtë situatë nuk është e njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, tha se nuk ka informacion lidhur me këto raste.

Sipas tij, nëse ka diçka të tillë do të bëhet publike pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Pak më parë u raportua se përreth klinikës ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus është parë numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat