Pavarësisht se po kërkohen kujdes maksimal nga qytetarët e Kosovës për shkak të pandemisë COVID 19, shumë nga ta nuk po respektojnë rregullat. Nuk i lënë anash dalje, tubimet e as nuk po sigurohen të kenë masa mbrojtëse.
Ngjashëm duket se nuk po i respekton këto masa as ish deputetja e PDK-së, Mexhidje Mjaku Topalli. Ajo në një postim të saj në Facebook ka bërë të ditur se një familjar i saj po bën dasëm. Ndonëse nuk jep shumë detaje, ajo ka publikuar vetëm disa foto nga ky moment. Ndodhë që kjo dasëm të jetë organizuar vetëm nga familjarët e ngushtë.
Megjithatë, nga Qeveria Hoti, dasmat janë lejuar që nga data 1 korrik.