Profesori universitar: SHBA-ja është vendi i vetëm që ka forcën për ta zgjidhur problemin me Serbinë

Aktuale

Profesori universitar: SHBA-ja është vendi i vetëm që ka forcën për ta zgjidhur problemin me Serbinë

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:42
Profesori Afrim Hoti

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se derisa SHBA dhe BE-ja nuk dakordohen, kjo mund të ndikoj në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Kështu, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se SHBA-ja është vendi i vetëm që ka forcën për ta zgjidhur problemin.

“Gjithsesi se po. BE dhe SHBA janë dy anë të së njëjtës medalje. BE është struktura formale ku KS dhe SR duan të shkojnë porse fatkeqësisht nuk kanë pasur as nuk kanë fuqinë për t’i dhënë epilog problemit. SHBA është vend sovran që ka pasur dhe është vendi i vetëm që ka forcen për ta zgjidhur problemin. E mira e punës është që të dyja të ishin bashkë ndërkohë që çdo moskoordinim i të dyjave do të ketë ndikim direkt në marrëveshjen finale”, vlerëson profesori Hoti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat