Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës i ka mirëpritur vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për masat e vendosura sot, me theks të veçant riorganizimin dhe angazhimin e stafit infermieror në klinikat ku po trajtohen pacientët me Covid-19.
Sindikata po ashtu mirëpret dhe vazhdimin e masës së stimulimit për personelit shëndetësor të cilët po ballafaqohen tash e sa muaj me këtë pandemi, kërkesa këto të cilat me kohë kjo sindikatë i ka adresuar dhe parashtruar në institucionet relevante duke fillu nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.“Sindikata e Infermierëve të Kosovës vlerëson në maksimum punën dhe angazhimin e infermierëve në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vlerësim të cilin edhe vetëm Ministri Zemaj me prezencën e vetë në Klinikën Infektive e konstatoj se infermierët dhe në përgjithësi personeli shëndetësor me të vërtetë janë heronj të gjallë”, shkruan në komunikatën e dërguar për media.