Shtimi i rasteve me koronavirus në Kosovë, vjen thirrja e fundit nga burri i Albulena Haxhiut

Aktuale

Shtimi i rasteve me koronavirus në Kosovë, vjen thirrja e fundit nga burri i Albulena Haxhiut

Nga: N. H Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:07
Alban Krasniqi dhe Albulena Haxhiu

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ende nuk dihet arsyeja e pranisë së Policisë në QKUK. Megjithatë, pacientë nga aty kanë treguar se numri i policëve është më i madh se sa në ditët e zakonshme në QKUK.

E, lidhur me këtë, ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i i ish-ministres Albulena Haxhiu.

Ai ka thënë se së pari Policia e Kosovës duhet ta rrethojnë qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, ka kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë Hoti.

Ja shkrimi i tij:

Edhe 5 viktima!

Policia e paska rrethu Klinikën Infektive.

Në fakt, së pari duhet ta rrethojnë qeverinë!

DORËHEQJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat