Ish-zëdhënësi i Qeverisë Kurti i reagon kryeministrit Hoti, ja çka i përmend

Aktuale

Ish-zëdhënësi i Qeverisë Kurti i reagon kryeministrit Hoti, ja çka i përmend

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:09
Perparim Kryeziu

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, sot në konferencën për media, ka thënë se mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme nga COVID-19, nëse këtë e sugjeron personeli shëndetësor.

“Në atë moment që personeli shëndetësor më sugjerojnë që ta shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, nuk do të hezitoj”, ka deklaruar ai.

Hoti për këtë është kritikuar nga Perparim Kryeziu, ish-zëdhënës i Qeverisë së Albin Kurtit, e cila ishte kritikuar se nuk kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kohën kur ishin vetëm 19 të infektuar me COVID-19.

Kryeziu ka thënë se po qartësohet se kërkesa e atëhershme për gjendje të jashtëzakonshme ka qenë e paarsyeshme dhe e panevojshme dhe për qëllime të tjera, përcjell Bota sot.

Reagimi i Kryeziut në Facebook:

Z. Hoti sot në konferencën e jashtëzakonshme per media tha se “në atë moment që personeli shëndetësor më sugjerojnë që ta shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, nuk do të hezitoj...”.

Më 17 mars, kur ishin vetëm 19 të infektuar me COVID-19 dhe përkundër të gjitha raporteve dhe vlerësimeve te institucioneve të sigurisë dhe shëndetësisë se situata është plotësisht nën kontroll, z. Hoti dhe shefi i tij me vendosshmëri dhe pa u konsultuar me "personelin shëndetësor" kërkonin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Atëbotë mjaftonte vetëm vlerësimi i presidentit Thaçi.

Sot, me 5 korrik, kur kemi afër 1500 raste aktive dhe 66 të vdekur, i njëjti po thotë se po pret rekomandimet dhe sugjerimet të ekspertëve shëndetësor për shpalljen ose jo të gjendjen e jashtëzakonshme.

A u qartësua mjaftueshëm se kërkesa e atëhershme për gjendje të jashtëzakonshme ka qenë e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme e për qëllime të tjera?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat