Shikojeni këtë video të Vjosa Osmanit; përballja e saj me Driton Selmanajn dhe e vërteta e ligjit anti-Covid

Aktuale

Shikojeni këtë video të Vjosa Osmanit; përballja e saj me Driton Selmanajn dhe e vërteta e ligjit anti-Covid

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:41
Vjosa Osmani

Egnesa Vitia, shefe e kabinetit të kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka publikuar fjalimin e kësaj të fundit, e cila kishte iniciuar dhe proceduar Ligjin anti-Covid qysh në muajin prill.

Osmani në videon e publikuar, shihet në një nga seancat parlamentare, duke folur para deputetëve për Ligjin në fjalë, përcjell Bota sot.

“E vërteta rreth ligjit anti-covid. Kryetarja e Kuvendit ka inicuar dhe proceduar ligjin qysh nga muaji prill. Dëgjojeni këtë pjesë të shkëputur nga seanca për të parë se kush në të vërtet po e bllokon ligjin”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.

Në video, Osmani shihet se si iu kishte kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Driton Selmajnaj, i cili kishte deklaruar se kushdo mund të sillte në Kuvend nisma në luftën kundër Covid-19.

Kryeparlamentarja kishte deklaruar se në Kuvend tash e sa kohë ishin sjellur tri nisma legjislative.

Ajo kishte kërkuar që deputetët të mos e shohin emrin e saj si iniciuese e Ligjit, por të nënshkruajnë të njëjtin.

Osmani kishte akuzuar Qeverinë Hoti se po e bllokonte ligjin në fjalë.

“Mos thoni se ky Kuvend nuk ka bërë nisma. I kemi bërë, sepse na ka detyruar Gjykata Kushtetuese dhe atë dy herë. Ne e kemi kryer detyrimin tonë. Mos e bllokoni në Qeveri, silleni këtu në Kuvend dhe le të jetë në vullnetin e deputetëve në qoftë se dëshirojnë ta miratojnë në leximin e parë. Në qoftë se po, ta amendamentojnë të gjithë së bashku, sepse është ligj kundër pandemisë, jo kundër teje (Driton Selmanajt), as kundër Qeverisë e as kundër opozitës. Kundër armikut tonë të përbashkët”, kishte deklaruar Vjosa Osmani në seancë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat