Masat e reja i frikësojnë pushuesit, bllokohet kufiri në Vërmicë

Aktuale

Masat e reja i frikësojnë pushuesit, bllokohet kufiri në Vërmicë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendime për masat e reja ndaj COVID-19, ndërsa shumë që kanë qenë në Shqipëri për t’i kaluar pushimet kanë vendosur të kthehen në Kosovë.

Kolona të gjata ka në këto momente në pikën kufitare në Vërmicë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot pas takimit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore në një konferencë për media, ka prezantuar disa nga masat e reja pas rritjes së rasteve dhe viktimave me koronavirus në Kosovë.

Qytetarët e Komunës së Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë duke filluar nga nesër në ora 21:00 nuk do të lejohen të lëvizin deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat