Qeveria merr vendim që nga nesër transporti publik të punojë me kapacitet të përgjysmuar

Aktuale

Qeveria merr vendim që nga nesër transporti publik të punojë me kapacitet të përgjysmuar

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 00:19
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka miratuar masat e reja për parandalimin e COVID-19.

Njëra nga masat e vendosura është edhe që transporti publik të punojë me kapacitete të përgjysmuara në mënyrë që të respektohet distanca sociale prej 1.5 metra.

“Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Këto masa kanë ardhur si pasojë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Vetëm dje dhe sot, janë shënuar 330 raste pozitive me COVID-19, teksa për këto dy ditë kanë vdekur 17 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat