Vetëm në këto raste mund të lëvizin pas orës 21:00 qytetarët e këtyre katër komunave

Aktuale

Vetëm në këto raste mund të lëvizin pas orës 21:00 qytetarët e këtyre katër komunave

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 00:27
Qeveria Hoti

Qeveria Hoti ka marrë vendim për kufizim të qarkullimit të lëvizjes për komunën e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të qeverisë nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive apo banesave përveç në raste urgjente shëndetësore, në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë apo persona me nevoja të veçanta, në rast të kërkimit të ndihmës kur  është rasti me viktimat e dhunës familjare.

Sipas vendimit të qeverisë qytetarët mund të lëvizin të pas orës 21:00 edhe në rast të vdekjes së anëtarit të familjes dhe në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë jo më larg se 500 metra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat