Kjo është arsyeja e shkarkimit të Basri Sejdiut

Aktuale

Kjo është arsyeja e shkarkimit të Basri Sejdiut

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:45
Basri Sejdiu

Është shkarkuar drejtori i SHSKUK’së, Basri Sejdiu, pasi bordi nuk ka qenë i kënaqur me punën e tij.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të bordit drejtuees.

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim ta shkarkojë nga detyra Basri Sejdiun, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas një njoftimit të bordit, shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Ndryshe, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat