Bylykbashi: Testin e parë kam dal pozitiv pastaj negativ, por simptomat po më tmerrojnë

Aktuale

Bylykbashi: Testin e parë kam dal pozitiv pastaj negativ, por simptomat po më tmerrojnë

Nga: G.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 22:53
Petrit Bylykbashi

Petrit Bylykbashi i cili është infektuar për herë të dytë me Covid19, ka reaguar sërish, duke treguar se ai po bën teste dhe analiza të vazhdueshme, ku ditët e fundit është testuar dy herë për Covid dhe ka dalë pozitiv në testin e parë, ndërsa në testin e dytë negativ, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se simptomat nuk po i kalojnë dhe me raste po e tmerrojnë, duke shtuar se nesër e ka testimin e radhës për të cilin lutet që t'i dal negativ.

Ai ka bërë thirrje të mos bëhet propagandë, derisa ka thënë se askush më shumë se ai nuk ia dëshiron shëndetin e mirë vetes.

Postimi i plotë:

Prandaj thuhet qe ky virus eshte i panjohur.

Njerz, paskan nis me fol lopet e me konstatu se cka po ndodh me mu, une jam duke bo teste dhe analiza te vazhdueshme, deri tash (ditet e fundit) jam testu 2 her per covid, testi i pare eshte perpunu 2 her ne laborator dhe fatekeqsisht ka dal 2 her pozitiv, ndersa testi i dyte fatmiresisht ka dal negativ, mbas saj une kam vazhdu me analiza tjere (per tu siguru qe zemren e kam mire, dhe fatmiresisht zemra eshte top ?) ne rengenin ne mushkri me kan dal disa hije te cilat dyshohet qe jan demtime nga covidi i kaluar, neser e kam testimin e rradhes prap per covid19 (po lutem mem dal negativ), gjithesesi me e rendesishme se testet eshte me mu ndal mu simptomat te cilat me raste po me tmerrojn (ma din hallin vec aj qe ka kalu ne covid19).

Ju lutem mos boni pre e propagandave te njerzve dashakeqes, ma shume se une qe du perveti me kan mire me shendet, kerkush sdon.

Ju dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat