Agim Veliu merr “goditjen” e radhës nga Haki Abazi, ja për çfarë bëhët fjalë

Aktuale

Agim Veliu merr “goditjen” e radhës nga Haki Abazi, ja për çfarë bëhët fjalë

Nga: A. J Më: 7 korrik 2020 Në ora: 09:46
Agim Veliu, Haki Abazi

Ish zëvendësministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi përmes një postimi në facebook ka lavdëruar punën e Qeverisë në të cilën ai bënte pjesë sidomos për koncept dokumentin për zvogëlimin e barrierave administrative( dmth bërja me e lehtë e jetës së qytetarëve duke zvogëluar numrin e dokumenteve dhe procedurave).

Abazi ka thënë se në atë kohë ministri Agim veli kishte thënë se qytetarët duhet të paguajnë për të mbushur arkën e shtetit dhe kjo sigurisht sipas tij kishte qenë deklaratë tronditëse.

Postimi i plotë:

Në mbledhje e qeverisë Kurti ku u shqyrtua dhe u miratua koncept dokumenti për zvoglimin e barrierave administrative( dmth bërja me e lehtë e jetës së qytetarëve duke zvogëluar numrin e dokumenteve dhe procedurave) ministri Veliu tronditi duke thënë që është gabim të hiqen barrierat se siç tha ai “qytetarët duhet të paguajnë për të mbushur arkën e shtetit”. Sigurisht tronditëse se si mendojnë me i hy qytetarit në xhepin e tyre por ajo po duket asgjë kur shef sot se si në fakt as që kanë brengosjen më të vogël për jetën e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat