​Vetëvendosje thotë se menaxhimi me Covid-19 ka dalë prej kontrolli

Aktuale

​Vetëvendosje thotë se menaxhimi me Covid-19 ka dalë prej kontrolli

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:29
Besnik Bislimi

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19, në kohën kur vendi ynë po vazhdon të shënojë rritje të theksuar të infeksioneve të reja.

Në një konference për medie, nënkryetari Besnik Bislimi tha se një pjesë e politikës nuk ka pasur përpjekje për të vendosur në kontroll gjendjen me pandemi.

Bislimi: Përballja me Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit

“Sot, më 7 korrik 2020, mund të themi që përballja me pandeminë Covid-19 na ka dalë nga kontrolli. Mbase mund të themi që për një pjesë të madhe të politikës as që ka pasur përpjekje për ta pasur në kontroll”, tha ai.

Bislimi iu kundërpërgjigj akuzave se rritja e bilancit me Covid-19 ndërlidhet me tubimin e partisë së tij më 12 qershor.

Bislimi: S’ka asnjë deputetë të VV që është infektuar në tubimin e 12 qershorit

“Nuk ka asnjë deputet apo aktivist i LVV-së që është infektuar, përkundër që kemi qenë prezentë në tubimin e 12 qershorit. Publikimet nga jashtë tregojnë që burimi kryesor i infektimit është qëndrimi në ambientet e mbyllura dhe jo të hapura”, u shpreh Bislimi.

Krahas kësaj, ish-ministri i Financave akuzoi Qeverinë Hoti se ka stopuar implementimin e pakos emergjente fiskale.

Bislimi: Pakoja emergjente u stopua për mos dije dhe mungesë vullneti

“Pagesat e pakos emergjente fiskale u stopuan për mungesë dijenie dhe vullneti. Ardhja e diasporës u vështirësua dukshëm. Ndërsa vendimet për ndërprerje të keqqeverisje në ndërmarrje publike dhe misione diplomatike u anuluan. Në të njëjtën kohë, mbulimi i kartonit të gjelbër nuk u përmbush dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë në parlament”, tha ai.

Ndryshe, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme 195 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kosovë.

Bislimi: Asnjë zyrtar apo aktivist i yni nuk është infektuar me Covid-19 pas tubimit të 12 qershorit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka mohuar se burim i rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus në vend mund të ketë qenë një tubim i organizuar nga kjo lëvizje më 12 qershor“Nuk kemi asnjë aktivist a deputet përkundër që kemi qenë në tubimin e 12 qershorit. Burimi kryesor është qëndrimi në ambiente të mbyllura, jo të hapura”, është shprehur Bislimi.

“Një qeveri e duhur nuk merret me fajtorë, tani me rëndësi është të shpëtohet jeta. Kur kemi mbajtur manifestimin e kemi pasë lejen e organeve dhe kemi vepruar sipas rregullave në fuqi të vendosura nga kjo qeveri. Kjo qeveri ka hequr të gjitha limitet për lëvizje. Kjo qeveri ka relaksuar masat nëse kjo Qeveri nuk do të relaksonte masat ai tubim nuk do të mbahej”.

Në një konferencë për media, Bislimi ka prezantuar një sondazh të kryer në Ubo Consulting sipas të cilit Albin Kurti e duan 47.8 përqind e qytetarëve.

***

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19, në kohën kur vendi ynë po vazhdon të shënojë rritje të theksuar të infeksioneve të reja.

Në një konferencë për media, nënkryetari Besnik Bislimi tha se një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për të pasur në kontroll pandeminë.

“Përballja me pandeminë ka dalë nga kontrolli, për një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për ta pasur në kontroll. Dështimi me pandeminë do të ketë pasoja edhe në ekonomi”, paralajmëroi Bislimi.

Ish-ministri i Financave adresoi kritika edhe për mos implementimin e pakos emergjente fiskale, e cila sipas tij po stopohet.

“Pagesat e pakos emergjente fiskale u stopuan. Mbulimi i kartonit të gjelbër nuk u mbulua, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po i kalojnë”, tha Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat