Njoftim i rëndësishëm nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Danimarkë

Aktuale

Njoftim i rëndësishëm nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Danimarkë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:43
Foto Ilustrim

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka udhëzuar qytetarët e saj se edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri më 31 gusht 2020.

Në njoftimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë thuhet se Kosova nga autoritetet daneze karakterizohet si vend me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19 dhe se pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhet të vet-izolohen për 14 ditë.

Në njoftim bëhet e ditur se kalimi transit lejohet në Danimarkë.

“Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë. Kalimi Transit lejohet në Danimarkë”. 

Postimi i plotë:

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës paralajmëron edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri me 31 gusht 2020.
Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë.

Kalimi Transit lejohet në Danimarkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat