Ish ambasadori zbulon se me kë nënshkroi marrëveshje Avdullah Hoti

Aktuale

Ish ambasadori zbulon se me kë nënshkroi marrëveshje Avdullah Hoti

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:42
Avdullah Hoti

Ish ambasadori Sabri Kiçmari ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje me Sekretarin e Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre, e jo me Kryeministrin e Francës dhe as me Ministrin e Jashtëm.

Ai në postimin e tij në Facebooki, ka shkruar se dikush duhet t’ia bëj të ditur kryeministrit.

Postimi i plotë:

Mediet kanë informuar për vizitën e Kryeministrit Hoti në Francë. Zoti Hoti gjatë vizitës ka nënshkruar edhe dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë: Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. E vlerësoj të rëndësishme secilën marrëveshje në mes të dy vendeve. Por, në rrafshin protokollar ka deficite serioze profesionale nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve nga kryeministri. Kryeministri Hoti nuk i ka nënshkruar marrëveshjet me Kryeministrin e Francës dhe as me Ministrin e Jashtëm, por me Sekretarin e Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre. Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, në rangun protokollar është, së paku, tri shkallë nën kryeministrin. Shteti ka dinjitet protokollar dhe profesional. Dikush do të duhej t’ia bëj të ditur këtë gjë Kryeministrit. Për hir të dinjitetit shtetëror!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat