Qorrolli: Ja çka duhet të bëjnë qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë pas deklaratës së Boltonit

Aktuale

Qorrolli: Ja çka duhet të bëjnë qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë pas deklaratës së Boltonit

Nga: A.Zh Më: 8 korrik 2020 Në ora: 08:44
Vigan Qorrolli

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton, ka konfirmuar së fundmi, se ai nuk ishte iniciator për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se këtë e kishin kërkuar liderët e Kosovës dhe të Serbisë, përkatësisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, edhe pse nuk ka përmendur emra.

E duke komentuar deklaratën e Boltonit, analisti politik Vigan Qorrolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të duhej minimalisht të dorëhiqeshin, si akt moral kombëtar.

Ai ka theksuar se nuk do të ketë pazare kombëtare për interesa personale të Thaçit, Vuçiqit dhe Ramës, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Qorrollit në Facebook:

Pas konfirmimit zyrtar të ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA’ve, John Bolton, se ideja për ndarjen e Kosovës vinte direkt nga lidershipi kosovar në Prishtinë dhe ai serb në Beograd — dy qeveritë respektive në Prishtinë dhe Tiranë do duhej minimalisht të dorëhiqeshin — si akt i një fundamenti moral kombëtar.

Kosova do të mbetet e pacenueshme, sepse ajo nuk është sinonimi i Thaçit dhe Ramës, ose edhe Vuçiqit — ajo është përjetësia dhe ADN’ja e kombit shqiptar!

S’ka pazar me territore kombëtare për interesa personale!

Pikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat