Haradinaj nënës Bahrije: Do të kërkojm drejtësi për bijtë tuaj

Aktuale

Haradinaj nënës Bahrije: Do të kërkojm drejtësi për bijtë tuaj

Nga: B.F Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:05
Ramush Haradinaj

Kryetari   i  AAK- së Ramush Hradinaj përmes një postimi të  tij ne Facebook ka kujtuar 21 vjetorin e rënies së dëshmorve   Agronit ,  Yllit, dhe Mehmetit, dhe ka thënë se  ndan  dhimbje me nënën  Bahrijen  dhe  ka thënë se kurr nuk do të ndalemi se kerkuari drejtësi per bijtë tuaj. 

Postimi i tij i plotë: 

E dashur nënë Bahrije,

Familje Bytyqi dhe bashkëluftetarë të "Batalionit Atlantiku"

Sot kur kujtojmë 21-vjetorin e rënies së Agronit, Yllit e Mehmetit, të jeni të sigurtë se dhembjen e madhe po e ndajmë së bashku.

Djemtë tu, erdhën në Luftën Çlirimtare, në momentet më vendimtare të saj. Ata i dhanë dimension të ri luftës sonë për liri.

Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për bijtë tuaj. Shpirti i tyre human, edukimi atdhedashës që e morën nga ju, heroizmi i tyre, do të përkujtohen përgjithmonë.

Lavdi e përjetshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat