Ministria e Drejtësisë: Në mbrojtje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Ministria e Drejtësisë: Në mbrojtje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Nga: B.F Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:03
Selim Selimi

Ministri i drejtësisë Selim Selimi përmes një postimi të tij në “Facebook”ka bërë të ditur se është nënshkruar një memorandium  bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë  dhe Rrjetit të Grave të Kosovës dhe Shitësve të Pakicës .

Sipas tij  ky bashkëpunim  ka për qëllim krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje, si dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës,transmeton “Bota sot”.

Postimi i tij i plotë:

Një ndër ngjarjet e rralla ku institucionet, sektori privat, organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile janë bashkuar për të luftuar një armik të përbashkët.

Nder i jashtëzakonshëm që në emër të Ministrisë së Drejtësisë të nënshkruajë Memorandumin e Bashkëpunimit me Rrjetin e Grave të Kosovës dhe Rrjetin e Shitësve me Pakicë, i cili ka për qëllim krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje, si dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Pavarësimi financiar, si mjet kyç i riintegrimit, është mënyra më efikase e parandalimit të kthimit të personave të strehuar në ciklin e dhunës dhe për risocializimin e avancimin profesional të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Mirënjohës Rrjetit të Shitësve me Pakicë, Rrjetit të Grave të Kosovës, UNWOMEN dhe Jahjaga Foundation për vullnetin, angazhimin dhe kontributin e dhënë. Puna jonë e përbashkët vetëm sa ka filluar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat