Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk po e votojnë buxhetin e shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata i marrin pagat nga 2 mijë euro në muaj, ndërsa e zvarrisin buxhetin që do t’u mundësonte qytetarëve të marrin nga 170 euro, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Deputetët që paguhen 2000 euro në muaj zvarritin votimin e buxhetit që do t'ua mundësonte qytetarëve t'i marrin 170 euro. Kaq për përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve që ua kanë dhënë votat.