Muhamet Mustafa i reagon Vuçiqit, ia përkujton se çfarë ka nënshkruar ai dhe Isa Mustafa

Aktuale

Muhamet Mustafa i reagon Vuçiqit, ia përkujton se çfarë ka nënshkruar ai dhe Isa Mustafa

Nga: N.Sh Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:17
Muhamet Mustafa

Ish-deputeti i Kosovës, profesori Muhamet Mustafa ka reaguar sot ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ia ka përkujtuar Vuçiqit se ai së bashku me Mogherinin dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa e kanë nënshkruar marrëveshjen për parimet e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe jo ‘komunave serbe’ sepse thotë që të tilla nuk ka brenda kufijve të Kosovës.

“Në piken e parë të këtyre parimeve thuhet se Asociacioni do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë pajtueshmëri e vlerëson Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, shkruan Mustafa.

Profesori tutje pohon se, me atë nënshkrim Vuciq dhe Mogherini e kanë njohur arbitrimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe kjo nuk mund te zhbëhet.

“Ky është një rezultat i spikatur, ne mos më i spikaturi në bisedimet e Brukselit”, shkruan ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

VUCIC HARRON SE CFARE KA NENSHKRUJTUR

Mediat ne Serbi citojnë Vucic qe te ketë deklaruar sot pas Samitit me Macron dhe Merkel : “Pala shqiptare ka thënë se asociacioni komunave serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre. Nëse nuk jeni në gjendje ta plotësoni këtë për shtatë vjet e gjysmë, si mendoni të plotësoni gjërat tjera”. Ndonëse ai është i njohur si ekspert i manipulimit te fakteve e opinionit, megjithatë është e habitshme te shkoje kaq larg.

Ai harron se vete ai, Mogherini dhe Kryeministri Isa Mustafa e kane nënshkruajtur marrëveshjen për parimet e formimit te Asociacionit te komunave me shumice serbe ( jo “komunave serbe,” sepse te tilla nuk ka brenda kufijve te Kosovës).

Ne piken e pare te këtyre parimeve thuhet se Asociacioni do te jete ne pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë pajtueshmëri e vlerëson Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe kjo gjykate e ka dhen[ ne mënyre shteruese se cilat parime nuk janë ne frymën e Kushtetutës se Kosovës. Andaj mendimi i saj është i obligueshëm dhe udhërrëfyes për hartimin e Statutit te këtij Asociacioni. Kësi soji çështja e Asociacionit është e shtruar dhe as qe duhet te jete më tutje objekt i diskutimeve . Me atë nënshkrim Vucic dhe Mogehrini kane njohur arbitrimin e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës dhe kjo nuk mund te zhbëhet. Ky është një rezultat i spikatur, ne mos me i spikaturi ne bisedimet e Brukselit.

Shi për këtë pala Serbe hezitonte te shkoje me tutje me asociacionin, nuk ishte bashkëpunuese duke ndikuar tek përfaqësuesit e komunitetit serb qe ta lenë anash këtë pune . Ne vend te kësaj Vucic u hyri aventurave te tjera te këmbimit te territoreve dhe harroi Asociacionin për shume kohe. Ai po te mundët do ta zhbënte atë nënshkrim, sikurse edhe mendimin e Gjykatës ndërkombëtare se pavarësia e Kosovës është brenda ligjit ndërkombëtar, përkatësisht nuk e shkel atë,. Lexo se ky mendim u dha me kërkese te Serbisë, Gjykata u përgjigj ne pyetjen qe beri Qeveria e Serbisë.. Andaj këto dy tema janë te shterura për dialog. Nëse Vucic do ti harroje, keto fakte, ka kush te ia përkujtoje .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat