Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, ka kërkuar që të hetohet ish-kryeministri Bujar Bukoshi.
Në një reagim në Facebook, familja Imeri ka thënë se Bukoshi do të duhej të hetoej me të gjithë ata që e kanë menaxhuar Fondin e 3% dhe Fondin paralel, përcjell Bota sot.
Kjo sipas tyre do të duhej të bëhej nga një taskë forcë me seli në Uashington ose Londër, pasi ata nuk i besojnë drejtësisë vendore.
Reagimi i familjes Imeri në Facebok:
Bujar Bukoshi do të duhej të hetohej së bashku me të gjithë ata qe ishin duke drejtuar dhe menaxhuar Fondin e 3% natyrisht edhe Fondi tjetër paralel që ishte hapur gjatë periudhës së luftës duhet hetuar nga një taskë forcë, e cila duhet selinë ta ketë në Washington ose Londër.
Asgjë rreth drejtësisë nuk u besohet pushteteve kosovare.