Këshilltari i Presidentit: Ish-udhëheqësit e UÇK-së sërish janë të gatshëm ta japin lirinë e tyre për Kosovën

Aktuale

Këshilltari i Presidentit: Ish-udhëheqësit e UÇK-së sërish janë të gatshëm ta japin lirinë e tyre për Kosovën

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:29
Adil Behramaj

Këshilltari i Presidenti Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë ish-ushtarët e UÇK-së, janë të gatshëm ta japin lirinë e tyre për Kosovën.

Sipas tij, ishin ata të cilët guxuan dhe luftuan me regjimin e Serbisë dhe shumë prej tyre e dhanë jetën për Kosovën.

Postimi në Facebook:

Ata e sfiduan regjimin e Serbisë dhe shumë prej tyre e dhanë jetën për Kosovën. I lanë më të dashurit e tyre për një dashuri më të madhe: Atdheun! U ngjitën maleve për të rezistuar si individë, si grup gueril deri sa u bënë ushtri çlirimtare. Guxuan të ballafaqoheshin me shtypjen kur shumë nga këta që iu gëzuan akuzave ndaj tyre kishin zgjedhur t’i nënshtroheshin dhe ta duronin. Gatishmëria dhe guximi për ta mbrojtur Kosovën me jetën e tyre nuk krahasohen me frikën apo me shpresën e ndrydhur më të cilën jetonin shumë prej këtyre që i luftuan ultë politikisht, tejmase ultë, ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Guxuan të luftonin. Guxuan të bënin kompromise për lirinë. Guxuan ta shpallnin edhe shtetin tonë të pavarur e sovran. Ta demokratizonin dhe ta ndërtonin atë!

Dikur jetonim në rrënoja, sot Kosova anekënd është e ndërtuar. Dikur e kishim baltën, sot i kemi autostradat më moderne në rajon. Dikur jetonim në terr, por ka vite që më as reduktime nuk ka!

Kosova nga rrënojat u bë shtet i njohur ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve më të rëndësishme të botës.

Ishin shumë pak në fillim, por me mobilizimin gjithëpopullor arritën ta bëjnë kthesën e madhe historike për Kosovën.

Ata që në çdo kohë kishin gatishmëri ta jepnin jetën e tyre për lirinë e Kosovës do të dinë më së miri ta bëjnë edhe betejën e fundit për të. Por, shumë prej atyre që e gëzuan lirinë pa asnjë kontribut, fatkeqësisht me padurim po e presin mposhtjen e çlirimtarëve, të cilët në çdo kohë guxojnë të përballen edhe me çfarëdo akuze apo gjykimi për të mirën e Kosovës. Për dallim prej kundërshtarëve politikë që në liri edhe Kosovën e japin për interesat e tyre, ish-udhëheqësit e UÇK-së sërish janë të gatshëm ta japin lirinë e tyre për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat