Vdes përkrahësi i kahmotshëm i Albin Kurtit

Aktuale

Vdes përkrahësi i kahmotshëm i Albin Kurtit

Nga: A.Zh Më: 13 korrik 2020 Në ora: 10:25
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Drenas, ka bërë të ditur se ka vdekur aktivisti i saj Zenel Bucolli.

Bucolli ishte përkrahës i Albin Kurtit që nga fushata kundër Eksterritorialitetit të formimit të Enklavave me shumicë serbe, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e bacës Zenel Bucolli, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe mbështetës i Albin Kurtit që nga fushata kundër Eksterritorialitetit formimit të Enklavave me shumicë serbe).

Bacën Zenel, do t'a kujtojmë çdoherë si njeriun më të mirë e të dashur për të gjithë. Ai nuk u ndal për asnjë moment dhe ishte njeriu që frymëzonte të rinjtë për të qenë pjesë aktive e proceseve të organizuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ne do t'a mbajmë në mendje si një qytetar i ndershëm dhe i respektuar nga të gjithë.

Ngushëllime familjes Bucolli, miqëve të afërmëve dhe gjithë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! Drenas

Image
Zenel Bucolli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat