Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim virtual me kreun e OVL – UÇK-së, Hysni Gucatin.
Kosnett ka shkruar në Twitter se me Gucatin kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e veteranëve.
Ambasadori amerikan tha se mezi presin angazhim të mëtutjeshëm me veteranët e luftës.
Për takimin me Kosnett ka njoftuar sot edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati, përmes një shkrimi në Facebook.