Deputeti Frashër Demaj ka rezultuar pozitiv me Covid

Aktuale

Deputeti Frashër Demaj ka rezultuar pozitiv me Covid

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:17
Frashër Demaj

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv më Covid-19 dhe është vetizoluar.

Ai ka treguar se, ditë më parë ka pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje

Postimi në Facebook:

Të dashur familjarë e miq,

Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.

Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.

Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.

Diana dhe Drini tani per tani janë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat