Pacientët me coronavirus mund të përballen edhe me probleme të zemrës - Bota Sot
Pacientët me coronavirus mund të përballen edhe me probleme të zemrës

Aktuale

Pacientët me coronavirus mund të përballen edhe me probleme të zemrës

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:40
COVID-19

Pacientët me coronavirus mund të përballen me probleme të zemrës, si rezultat i betejës së tyre me sëmundjen e COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se gjysma e pacientëve të infektuar në një spital të Britanisë së Madhe që iu nënshtruan skanimit në zemër, u përballën me disa ndryshime anormale.

Bëhet e ditur se një në tetë pacientë kishte shenja të ‘mosfunksionimit të plotë’ në zemrën e tyre, ndërsa mjekët nuk mund të gjenin ndonjë shpjegim tjetër përveç coronavirusit.

Studimi i kryer nga Fondacioni Britanik i Zemrës, shpreh shqetësimin se coronavirusi mund të shkaktojë dëme të përhapura në organet jetësore të pacientëve, madje te disa edhe disa probleme të tjera shëndetësore që mund të zgjasin me muaj ose edhe me vite pas infeksionit të coronavirusit.

Efektet afatgjata mund të përfshijnë kollitjen, gulçimin dhe probleme në mushkëri. Ka prova se virusi mund të ndikojë në tru dhe në veshka.

Ndërkohë, kardiologu dhe profesori Mark Dweck, në Universitetin e Edinburgh tha se coronavirusi mund të ndikojë në shumë organe të njeriut, përfshirë edhe në zemrën e një pacienti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat