304 pacientë me COVID-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 pacientë në gjendje të rëndë

Aktuale

304 pacientë me COVID-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 pacientë në gjendje të rëndë

Nga: E.R Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:17
Foto Ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se 304 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK dhe spitale.

Përmes një njoftimi në Facebook thuhet se në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me COVID-19.

Prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.

24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.

Postimi i plotë në Facebook

304 pacientë me Covid-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me Covid-19.
Prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.

24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat