Shefi i diplomacisë gjerman Mas: Vij në Kosovë dhe Serbi – të dy vendet kanë të ardhme evropiane

Aktuale

Shefi i diplomacisë gjerman Mas: Vij në Kosovë dhe Serbi – të dy vendet kanë të ardhme evropiane

Nga: F. B. Më: 13 korrik 2020 Në ora: 20:39
Hajko Mas

Ministri i jashtëm gjerman Hajko Mas ka vlerësuar se është mirë që vazhdoi dialogu mes Beogradit e Prishtinës dhe paralajmëroi vizitë në Kosovë dhe Serbi, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“E kam të qartë se duhet tl udhëtoj në Kosovë dhe Serbi dhe të dërgoj sinjale se dialogu është prioriteti ynë”, tha Mas duke paraqitur prioritetet e kryesimit gjerman zë Këshillit të BE-së para Këshillit Evropian në Bruksel.

Ai ka njoftuar se ditë më parë ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të BE-së Lajçak dhe ka nënvizuar se Gjermania mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut dhe paralajmëroi angazhimin e BE në bisedime.

”Në pyetje janë vendet që duan ardhmëri evropiane dhe nuk duhet lejuar që të na rrëshqasin, kur e dimë se të tjerët kanë interes dhe ndikojnë në atë regjion” tërhoqi vërejtjen Mas.

Shefi i diplomacisë gjermane vlerësoi se përkundë situatës së “rëndë edhe komplekse” në regjion tash ka ardhur tek një valë e re e virusit Corona.

Hajko Mas nënvizoi se do angazhohet që deri në fund të kryesimit të BE-së deri në fund të vitit të hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut por ka shprehur dyshimin se kjo do të jetë e mundshme edhe me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat