Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Agron Demi, ka reaguar me një postim në Facebook.
Ai ka shkruar se, zyrtarët publik që janë personat më të paguar në Kosovë, maskat mbrojtëse i blejnë me buxhet të shtetit, nganjëherë deri ne 400% me shtrenjtë se çmimi i tregut.
''Bartja e maskave duhet të jetë obligative, por gjithashtu duhet të ekzistoj një program i cili furnizon me maska shumë përdorimshe së paku 18% të popullsisë'', tha Demi, transmeton ''Bota sot''.
Postimi i plotë në Facebook
18% e popullsisë në moshë madhore (rreth 217 mijë persona) jetojnë në varfëri, apo me më pak se 1.85 euro në ditë. Prej tyre, 5% jetojnë në varfëri ekstreme, apo me më pak se 1.31 euro në ditë. Për këtë kategori një maskë një përdorimëshe u merr deri 38% të buxhetit ditor.
Në anën tjetër, zyrtarët publik që janë personat më të paguar në Kosovë, maskat mbrojtëse i blejnë me buxhet të shtetit, nganjëherë deri ne 400% me shtrenjtë se çmimi i tregut.
Bartja e maskave duhet të jetë obligative, por gjithashtu duhet të ekzistoj një program i cili furnizon me maska shumë përdorimshe së paku 18% të popullsisë.