​Zemaj bisedon për Covid-19 me përfaqësuesit e OBSh-së

Aktuale

​Zemaj bisedon për Covid-19 me përfaqësuesit e OBSh-së

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:28
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-s, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli me të cilat diskutoi për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.

Përfaqësuesit e OBSh-së shprehen gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për asistencën që OBSh-së e cila mund të sigurojë në trajnimin e stafit mjekësor kosovar për trajtimin e rasteve me COVID19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat