Deklarohet Muhamet Mustafa: Refuzova të jem këshilltar i Hotit, kam rol në ekipin e negociatave

Aktuale

Deklarohet Muhamet Mustafa: Refuzova të jem këshilltar i Hotit, kam rol në ekipin e negociatave

Nga: G.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:28
Muhamet Mustafa

Profesori Muhamet Mustafa ka reaguar pas lajmit se ai është shkarkuar si këshilltar i kryeministrit Hoti, pasi nuk e ka deklaruar pasurinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atij i është ofruar posti i këshilltarit për çështjeve ekonomike, por që ai nuk e ka pranuar për shkak të punës që ka në Riinvest, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë se me Hotin është pajtuar që të ketë rol në ekipin e ekspertëve për negociatat që do të angazhohen, ndërsa pas 3-4 ditësh ka marrë vendim që është emëruar këshilltar, për çka i ka kërkuar Hotit që të korrigjohet gabimi.

Ai ka thënë se nuk është shkarkuar por është liruar me kërkesë të tij.

Postimi i tij i plotë:

KUR BOTOHEN LAJME TE GJYMTA DHE JOPROFESIONALE
E VERETEA PER EMRIMIN DHE “SHKARKIMIN TIM” NGA KRYEMINISTRI HOTI

Sot dy portale publikuan nje lajm gjoja per shkarkimin tim nga pozita e Keshilltarit politik te Kryeministrit per ekonomi. Asnnejri prej tyre nuk me kontaktoi paraprakisht. Meqense kjo zgjoi interesim edhe te disa media tjera dhe te shume miqe te mij, po me duhet te jap kete sqarim publik:
Kryeministri Hoti pati nje bisede me mua, e ku ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i Riinvestit, pra dhjete ditësh ( 4 korrik 2020). BIseda kishte te bënte kryesisht me momentin aktual ekonomik dhe situaten me COVID-19. Gjate ketij takimi Kryemnistri hapi mundësinë qe te angazhohem si Këshilltar ne kabinetin e tij per ekonomi dhe per çështjen negociatave me Serbine ne fushën e ekonomisë. Une e falënderova per konsideratën e tij dhe i thash se sipas vendimti tim personal qe nga qershori i vitit 2017 jam tërhequr nga angazhimi politik ne insitutcione dhe se jam përcaktuar per pune ne Insitutin Riinvest si Keshlilltar Senior. Per kete arsye i thash Kryeministrit se nuk mund te pranoj detyra te te emruarit politik duke marre parasyh karakterin dhe rolin e Institutit Riinvest , per te mos krijuar nje konflikt interesi. Kryeministri e mirëkuptoi kete dhe u morëm vesh qe une potencialisht te kem, nje rol ne ekipin e eksperteve per negociatat qe do te angazhohen. Pas tri katër ditësh mora nje Vendim se isha emruar Keshilltar politik per ekonomi, dhe une menjëherë ne ate moment i shkruajta Kryeministriit qe Vendimi nuk eshte sipas marreveshjes duke kërkuar qe kjo te korrigjohet. Sot mora vesh nga dy portale e jam “shkarkuar” Ne fakt ne Vendimin e ri qe mu dërgua nga njeri portalet shkruan se jam liruar nga kjo detyre. Por edhe ky vendim nuk eshte i sakte ploetsisht duhej te thoshte "lirohet me kerkesen e tij" Prandej “shkarkimi” dhe te tjerat spekulime janë prodhim i nje gazetarie te papërgjegjshme. Une gjithsesi mbetem ne disponim te Kryeministrit te Kosoves, dhe gjithë institucioneve te Ksooves, si gjithhere me pare, qe te jap tere kontributin dhe eksperiencën time profesionale e politike sidomos ne çështjet e raporteve Serbine , gjithnjë ne cilësinë ekspertit , pa nje pozicion te te emruarit politik. Nuk ka asgjë per tu shqetësuar lidhur me kete çështje, përpos disa lishimeve admnistrateive e gazetareske qe mund te ndodhin e edhe mund te evitohen me pak kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat