Basha: Sapo të vijë në krye të qeverisë do ta heq taksën e Rrugës së Kombit

Aktuale

Basha: Sapo të vijë në krye të qeverisë do ta heq taksën e Rrugës së Kombit

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:55
Lulzim Basha dhe Avdullah Hoti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një premtim të madh pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë premtimin se do ta heq taksën në autostradën “Ibrahim Rugova”, apo siç njihet ndryshe, “Rruga e Kombit”.

“Sapo të bëhem kryeministër pas zgjedhjeve të reja, gjëja e parë që do ta bëjë është heqja e taksës dhe traut në rrugën e kombit. Ky ka qenë një vendim i padrejtë që rëndon ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe pamundëson eksportin dhe importin e mallrave”, ka deklaruar Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat