Edhe këshilltarja e Pacollit reagon për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Aktuale

Edhe këshilltarja e Pacollit reagon për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Nga: A.Zh Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:13
Rejhan Vuniqi

Edhe Rejhan Vuniqi, këshilltare e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit, ka përkrahur ndërtimin e xhamisë së re në Prishtinë.

Ajo ka thënë se Kosova ka pasur nevojë për një objekt të tillë fetar, pasi të tilla ka në shumë kryeqytete botërore, përcjell Bota sot.

Sipas saj, xhamia e re do të jetë edhe atraksion për shumë të huaj që do të vijnë ta vizitojnë Kosovën.

Vuniqi ka kundërshtuar protestën e sotme kundër ndërtimit të xhamisë, duke thënë se protestë duhet të bëhet për Telekomin e Kosovës, ku po rrezikohet që 5 mijë punëtorë të mbesin pa punë.

Reagimi i plotë i Vuniqit në Facebook:

Se a ka pasur nevojë Kosova për një objekt të tillë fetar çfarë e kanë edhe shumë kryeqytete botërore, PO, Kosova ka pasur dhe ka nevojë për një të tillë. Shumë mirë që po ndërtohet kjo xhami e cila vetëm se do të ia shtojë bukurinë qytetit të Prishtinës.

Përveç se është e nevojshme për besimtarët musliman të kryeqytetit tonë por edhe më gjerë, do të jetë edhe atraksion për shumë të huaj që do të vijnë ta vizitojnë Kosovën. E drejta e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre, është e drejtë demokratike e secilit, por, si shtet laik dhe multietnik që jemi, nuk duhet të biem në ndesh me ato që ne përfaqësojmë si shtet dhe shoqëri.

Për mua personalisht më shumë shqetësuese dhe që ia vlen të protestohet dhe ngritet zëri është gjendja e krijuar në objektin fqinjë, Telekomin e Kosovës, ku për momentin është duke iu rrezikuar buka e gojës e më shumë se 5000 punëtorëve të kësaj kompanie.

Sinqerisht uroj që Qeveria e Kosovës të gjejë një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur, për të mos i lënë rrugëve këta njerëz të pafajshëm në këtë kohë të rëndë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat