​Hyseni dhe Gjuriqi përballen në Bruksel në nivel ekspertësh

Aktuale

​Hyseni dhe Gjuriqi përballen në Bruksel në nivel ekspertësh

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:23
Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni

Koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë filluar takimet në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak i cili ka shpërndarë dy fotografi të dy takimeve me palën e Kosovës dhe të Serbisë.

Një takim të ndarë ai e ka pasur me koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Me këtë rast, Lajçak ka thënë se sot do të nisin diskutimet politike në nivelin e ekspertëve.

“Sot, vazhdojmë diskutimet politike në nivelin e ekspertëve. I lumtur të pres negociatorët e të dy palëve, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin”, ka shkruar Lajçak.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat