Lladrovci uron festën e Bajramit, apelon për kujdes - Bota Sot
Lladrovci uron festën e Bajramit, apelon për kujdes

Aktuale

Lladrovci uron festën e Bajramit, apelon për kujdes

Nga: E.B Më: 31 korrik 2020 Në ora: 12:17
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar festën e Kubran Bajramit.

Lladrovci ka thënë  që uron se kjo festë të jetë simbolika e popullit tonë për paqe, solidaritet me njëri tjetrin dhe bamirësi, shkruan “Bota Sot”.

Ai ka thënë se kjo festë është ma ndryshe, në dallim me vitet tjera për shkak të situatës, dhe apelon për respektim të masave.

Postimi i plotë:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe Komunës, të ju uroj festën e Kurban Bajramit gjithë qytetarëve të besimit islam.

Uroj që kjo festë të jetë simbolika e popullit tonë për paqe, solidaritet me njëri tjetrin dhe bamirësi. Kjo festë erdhi me dhimbjen për Nanën Ki. Po ashtu, në familjen tonë kemi edhe gëzim, sepse Driloni u kurorëzua me Elenën.

Për dallim nga vitet tjera, kjo festë është më ndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e virusit, andaj duhet t’i respektojnë në përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve tona për luftimin e virusit.

Urime festa e Kurban Bajramit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat