“Deputetet duhet të vendosin a dëshirojnë të vdesin njerëzit, apo të marrin masa duke shkarkuar qeverinë”

Aktuale

“Deputetet duhet të vendosin a dëshirojnë të vdesin njerëzit, apo të marrin masa duke shkarkuar qeverinë”

Nga: E.B Më: 1 gusht 2020 Në ora: 16:52
Blerim Vela

Analisti politik, Blerim Vela, përmes një postimi ka bërë disa analiza për vdekjet nga Covid-19 në Kosovë.

Vela ka thënë se nëse vazhdon të vdesin njerëzit në këtë mënyrë, deri në fund të vitit do të jenë 760 persona të vdekur si pasojë e Covid-19, shkruan “Bota Sot”.

Pra, ai ka thënë se me qasjen momentale të qeverisë, Kosova deri ne fund te vitit do te mund te arrije afer 1000 te vdekur nga Covid-19.

Tutje, Vela ka thënë deputetët duhet të vendosin të lejojnë këtë dështim siç e quan ai apo të shkarkojnë qeverinë Hoti.

Postimi i plotë:

Nese vazhdon trendi i muajit korrik (5.6 persona te vdekur per cdo dite), deri ne fund te vitit edhe 760 persona mund te vdesin si pasoje e Covid-19.

Pra, me qasjen momentale te qeverise, Kosova deri ne fund te vitit do te mund te arrije afer 1000 te vdekur nga Covid-19.

Andaj, deputetet dhe partite ne Kuvendit duhet te vendosin a deshirojne te lejojne kete deshtim apo te marrin masa duke shkarkuar qeverine dhe vendosur eksperte ne krye te qeverise?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat