Gjermania ndihmon Kosovën duke dorëzuar një kontigjent me pajisje mbrojtëse

Aktuale

Gjermania ndihmon Kosovën duke dorëzuar një kontigjent me pajisje mbrojtëse

Nga: E.B Më: 3 gusht 2020 Në ora: 16:02
Armend Zemaj dhe Jorn Rohde

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falenderuar ambasadorin e Republikës Federale t Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, për dorëzimin e një kontigjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, donacion ky dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore, si përgjigje kundër Covid-19.

Zemaj ka njoftuar se kontigjeni përmban 17 000 maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues dhe ky donacion është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Falenderoj Ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde, për dorëzimin e një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, donacion ky dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore, si përgjigje kundër Covid-19.

Kontigjenti që përmban 17 000 maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

E vlerësoj kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vetë BE-së, në asistencën dhënë Kosovës për luftimin e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.

#QeveriaHoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat