Mimoza Kusari Lila është bërë shumë e zëshme ditët e fundit me akuzat drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti. Mimoza Kusari është deputete në Kuvendin e Kosovës, derisa dikur kishte edhe pozita ministrore.
Duke qenë si e tillë ajo ka deklaruar pasurinë e saj pranë Agjencionit Kundër Korrupsionit. Kusari Lila ka deklaruar se posedon banesë 200 mijë euro dhe një shtëpi në vlerën 70 mijë euro.
Bashkëshorti i saj posedon një veturë GLK Mercedes në vlerën 12.200 euro. Derisa nuk mban para në bankë si kursime, ajo duket se është e zhytur në borxhe. Kështu mbi 36 mijë euro janë borxhet e saj.
Ndërkaq të hyrat vjetore të saj janë mbi 38 mijë euro./Bota sot