Nis mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti, VV në pritje të PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti - Bota Sot
Nis mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti, VV në pritje të PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Aktuale

Nis mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti, VV në pritje të PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Nga: A. J Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:29
Arbërie Nagavci, Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Partia në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje po synon rrëzimin e Qeverisë Hoti nëpërmjet ngritjes së mocionit të mosbesimit.

Nga sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mos besimit ndaj Qeverisë.

Si rrjedhojë e keqqeverisjes dhe situatës së rëndë me COVID-19, shefi i GP të VV-së Rexhep Selimi ka ftuar grupet tjera parlamentare dhe deputetët e parlamentit të Kosovës që ta mbështesin këtë mocion.

Selimi: Situata është e rëndë, andaj jemi në kërkim të rrëzimit të qeverisë aktuale

“Qeverisja ilegale dhe jo legjitime, katastrofa humanitare, ri-kapja e shtetit, nënshtrimi ndaj Serbisë dhe shumë të tjera janë arsye të mjaftueshme që secili deputet do të duhej ta kërkonte një qeveri tjetër. Mocioni si draft mund të ketë ndryshime dhe avancime në varësi të bashkëpunimit me ata që e mbështesin këtë mocion. Pra, nga ky moment nisim mocionin e rrëzimit të Qeverisë aktuale në Kosovë… Situata është shumë e rëndë dhe nuk na lënë komoditet që të mendojmë për gjëra tjera përveçse ta ndalim këtë katastrofë humanitare që po vazhdon të jetë me shifra dhe statistika lufta sa I përket të vdekurve nga COVID-19. Kjo nuk është arsyeja kryesore, por gjithsesi ndër më kryesoret të kërkimit të rrëzimit të Qeverisë aktuale”, tha Selimi.

I pyetur se a kanë mbështetjen e partive të tjera për këtë mocion, deputeti Selimi theksoi se pretendojnë t'i marrin votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, pa dhënë sqarime nëse e kanë mbështetjen e PDK-së, apo jo.

Megjithatë deputeti Selimi pret reflektimin e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, derisa për GP të AAK-së thekson se presin qëndrimin e këtij subjekti.

Selimi: Presim reflektimin e PDK-së për mocionin

“Partia Demokratike e Kosovës është subjekt opozitar në Parlamentin e Kosovës, në retorikën e tyre kemi parë që ata kanë qasje kundrejt qeverisë aktuale. Ne presim që ata t’i mbajnë fjalët e tyre dhe t’i realizojnë me veprime konkrete. Sa i përket GP të Listës Serbe, jo, nuk iu kemi drejtuar me shkresë as me kërkesë. Ata janë partnerë në koalicionin aktual dhe nuk kemi parë ndonjë divergjencë nga partneri i tyre kryesor nga LDK-ja dhe ata janë sot partnerë qeverisës dhe nuk kemi vlerësuar që ne duhet t’u kërkojmë diçka prej tyre në përputhje me qëndrimet tyre aktuale… Ne pretendojmë t’i kemi votat e mjaftueshme dhe të domosdoshme për rrëzimin e qeverisë… Presim qëndrimin e tyre (AAK-së)”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka thënë se qeveria aktuale është jo kushtetuese dhe joligjore, si dhe ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Ajo tha se Kosovës i duhet një Qeveri që dëshmoi se mund të qeveriset me duar të pastra dhe në interes të qytetarëve.

Madje, Nagavci ka thënë se pse pa platformë kjo Qeveri po mundohet të tregojë se po negocion me Serbinë.

Nagavci: Qeveria Hoti duhet të largohet

"Kjo qeveri edhe pse nuk ka asnjë platformë, nuk ka mbështetje dhe nuk ka transparencë po mundohet të na tregoj se po negocion me Serbinë. Por, përveç se vetë është ilegale dhe jo legjitime si përfaqësues të dialogut kanë nxjerrë edhe një njeri i cili po ashtu nuk ka as legjitimitet personal. Kosova gjithnjë ka pasur nevojë për qeverisje të mirë, por edhe më të domosdoshme e bën fakti se jemi në një fazë kritike me shëndetin publik të qytetarëve dhe me shëndetin e Republikës. Kosovës i nevojitet më shumë se asnjë herë një qeverisje e cila e dëshmojë se mund të qeveriset me duar të pastra. Prandaj, kjo qeveri e katastrofës humanitare drejt të cilës po e çon vendimin, duhet të shkojë”, tha Nagavci.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj.

 

***

Lëvizja Vetëvendosje synon ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit me mocion mosbesimi. Ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se “Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”.

Kurse deputetja Arbërie Nagavci e quajti qeverinë aktuale jokushtetuese.

“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe jo ligjore, ajo e ka dëshmuar tash se është e paaftë për të qeverisur vendin. Kosovës i duhet një Qeveri që deshmoi se mund të qeverset me duar të pastërta”, tha Nagavci.

Kritika Vetëvendosje pati edhe për menaxhimin që kjo Qeveri po bën me pandeminë Covid -19. Sipas deputetëve të VV-së vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare.

Kujtojmë se në mars të këtij viti ish- Qeveria “Kurti” ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj, pas një seri përplasjesh me njëra tjetrën.

***

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Vetëvendosje ka filluar me procedurat e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ende nuk dihet nëse janë mbledhur nënshkrimet apo kush nga deputetët do të jetë për një mocion për rrëzimin  e Qeverisë aktuale LDK-AAK dhe Nisma.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti por ende nuk janë dhënë detaje tjera.

Kujtojmë se Qeveria Hoti ishte votuar në Kuvendin e Kosovës në kohë pandemie pasi koalicioni LDK-VV nuk kishte arritur të qeverisin bashkë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat