Haradinaj-Stublla takohet me ambasadorin Rohde: Gjermania, partneri kryesor i Kosovës në Evropë

Aktuale

Haradinaj-Stublla takohet me ambasadorin Rohde: Gjermania, partneri kryesor i Kosovës në Evropë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:33
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është takuar sot me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Kryediplomatja e ka quajtur Gjermaninë si partnerin kryesor të Kosovës në Evropë.

“Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

Mirëprita sot Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Si aleat historik e strategjik i joni, dhe shtëpi e qindra mijëra qytetarëve që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët.

Shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane, janë të larta.

Në dialogun Kosovë-Serbi, kërkojmë rolin aktiv të Gjermanisë, në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues” ka thënë Haradinaj-Stublla për takimin në fjalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat