Deputetja e AAK-së flet për pasurinë e saj: Kurrë nuk do të ketë fakte për një cent të keqpërdorur nga unë - Bota Sot
Deputetja e AAK-së flet për pasurinë e saj: Kurrë nuk do të ketë fakte për një cent të keqpërdorur nga unë

Aktuale

Deputetja e AAK-së flet për pasurinë e saj: Kurrë nuk do të ketë fakte për një cent të keqpërdorur nga unë

Nga: A.Zh Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:52
Teuta Haxhiu

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, ka folur për pasurinë e saj. Ajo ka deklaruar se ende paguan nga 600 euro këst mujor për blerjen e një banese.

Deputetja ka pranuar se ka një veturë personale, derisa ka treguar se fëmijët e saj jetojnë në një banesë me qira në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka thënë se pasuria që përfshin shtëpi, truall, tokë bujqësore e mal, janë trashëgimi që vjehrri i saj ia ka lënë djalit të tij (burrit të saj).

Deputetja e AAK-së ka thënë se kurrë nuk do të ketë fakte për një cent të keqpërdorur nga ajo.

Reagimi i saj i plotë në Facebook:

Sa për informatën e saktë për të treguat të vërtetën e pasurisë sime prej që jam deputete:

Ende e kam në procedurë blerjen e një banese, vazhdoj të paguaj këstin mujor prej 600 euro. Po ashtu kam një veturë personale.

Fëmijët e mi jetojnë në banesë me qira, ne Mat, Prishtinë.

E gjitha pasuria (shtëpi, truall, tokë bujqësore, mal) janë nga trashëgimia që vjehrri (i ndjerë) i ka lënë të dy djemve të tij, bashkëshortit tim dhe kunatit. Kurrë në jetë nuk kanë as nuk do të kenë fakte për një cent të keqpërdorur nga unë kurrë. Kjo është e vërteta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat