Mungesë kuorumi, anulohet mbledhja e Komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë - Bota Sot
Mungesë kuorumi, anulohet mbledhja e Komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë

Aktuale

Mungesë kuorumi, anulohet mbledhja e Komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 10:05
Komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë.

Në mbledhjen pritej të shqyrtohej plani operativ i punës.

Kryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila tha se për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës se seriozitetit të deputetëve për hetim të menaxhimit të pandemisë anulohet mbledhja e sotme.

Ndryshe, që nga 22 marsi kur edhe u regjistrua vdekja e parë si shkak i infektimit me virusin korona, deri tani numri i personave që kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 300, ndërsa i rasteve pozitive ka arritur në 9 mijë e 688.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat