Ish-shefi i kabinetit të Kurtit me veturë të 50 mijë eurove – banesë, shtëpi e mijëra euro në bankë

Aktuale

Ish-shefi i kabinetit të Kurtit me veturë të 50 mijë eurove – banesë, shtëpi e mijëra euro në bankë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:31
Luan Dalipi, Albin Kurti

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publik për vitin 2020.

Pasurinë në AKK e ka deklaruar edhe ish-shefi i kabinetit në qeverinë e Albin Kurtit, Luan Dalipi.

Në bazë të deklarimit, Dalipi shihet se ka një shtëpi, që bashkë me tokën kap vlerën e 650 mijë eurove, e cila është në pronësi të bashkëshortes.

Po ashtu, Dalipi ka edhe një banesë në vlerë prej 107 mijë eurosh, një bodrum dhe garazhë.

Ai po ashtu ka një veturë mjaftë luksoze të tipit “Mercedes”, që shkon në vlerë të 50 mijë eurove.

Dalipi nuk ka deklaruar kredi ose borxhe, teksa ka deklaruar mbi 12 mijë euro të gatshme në bankë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat