U raportua se u përplas me Xhavit Ukajn e LDK-së, deputeti i VV-së shpjegon çfarë ndodhi - Bota Sot
U raportua se u përplas me Xhavit Ukajn e LDK-së, deputeti i VV-së shpjegon çfarë ndodhi

Aktuale

U raportua se u përplas me Xhavit Ukajn e LDK-së, deputeti i VV-së shpjegon çfarë ndodhi

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:33
Kuvendi i Kosovës

Sipas deputetit të LVV’së, Çekut, nuk ka pasur përplasje mes tij dhe Xhavit Ukajt të LDK’së sot në Kuvend, edhe pse mediat raportuan diç të tillë.

Në një moment gjatë seancës së sotme plenare, kryeparlamentarja Vjosa Osmani caktoi pauzë 10 minuta, pasi disa deputetë – që nuk dukej se kush ishin – s’po ndaleshin duke diskutuar mes vete.

Mediat raportuan se ka ndodhur një përplasje mes deputetit të LDK’së, Xhavit Ukaj, që javë më parë iu vërsul kryeparlametnares Vjosa Osmani dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Deputeti i LVV’së në një sqarim ka thënë se “nuk ka ndodhur asgjë më shumë se një diskutim ku pati mospajtime”.

Përderisa në seancë po diskutohej për projektligjin kundër virusit Covid 19, në hapësirën mes LDK’së dhe LVV’së u mblodhën një grumbull i deputetëve.

Aty u raportua se po zhvillohej një përplasje mes Cekut dhe Ukajt. Ndryshe Ukaj nga Kuvendi u bë i njohur kur shkoi të vendi i kryeparlamentares Osmani, e ajo tha tutje se i është vërsulur. Më vonë Ukaj kishte shkruar një koment në një postim në Facebook, ku për deputeten Mimoza Kusari thoshte se do “ia tregojmë vendin edhe asaj”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat