Lexoi librin ku flitet për planin e ndarjes nga Thaçi, Rama dhe Vuçiq, presidenti malazez befason me reagimin e tij - Bota Sot
Lexoi librin ku flitet për planin e ndarjes nga Thaçi, Rama dhe Vuçiq, presidenti malazez befason me reagimin e tij

Aktuale

Lexoi librin ku flitet për planin e ndarjes nga Thaçi, Rama dhe Vuçiq, presidenti malazez befason me reagimin e tij

Nga: P.R Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:09
Ballina e librit “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” në gjuhen angleze

Profesori i njohur ndërkombëtar, Enver Bytyçi njihet si njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj të planit për ndarjen e Kosovës.

Madje, profesor Bytyçi kishte botuar edhe një libër që i kushtohej ndryshimit të kufijve dhe problemet që ka Kosova me Serbinë.

“Thelbi i librit është pikërisht ndarja e Kosovës. Libri është i ndarë në 5 kapituj. Kosova është në fushatë elektorale dhe në fushatë çdo aktivitet merr konotacione politike. Dje Hashim Thaçi tha se çështja e kufijve të Kosovës po shfrytëzohet për marketing. Kosova një ndër problemet më të mëdha ka çështjet e definimit se çfarë po ndodh me Serbinë. Nëse Thaçi kërkon që mos të flitet për korrigjimin e kufijve ky është një gabim i madh sepse këtë donë dhe Vuqiç. Në libër thuhet se ndarja e Kosovës të qoj në krijimin e Serbisë së madhe. Ideja e ndarjes së kufijve është e vjetër , por atë që nuk mund ta bëjë Milloshi po e bënë Vuqiçi me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi”. Libri do të shërbejë edhe mbas 100 vjetëve si një dokument me fakte. Dokumentimi i kësaj çështje është shumë me rëndësi. Në libër ka personazhe negative dhe pozitive. Personazhi më pozitiv në libër del kryeministri në detyrë Haradinaj. Sepse vetëm Ramushi mund ta ndalë Presidentin e Kosovës për korrigjimin e kufijve. Vendosja e taksës ndaloj bisedimet me Serbinë dhe ky proces ishte i posaçëm për shkatërrimin e Kosovës. Pa njohjen e shtetit të Kosovës nuk mund të ketë bashkim kombëtar”, kishte thënë profesor Bytyçi me rastin e promovimit ytë këtij libri në Prishtinë.

E sot, Bytyçi ka marr një falënderim të veqantë nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

“Jam shumë i lumtur që Shkëlqesia e Tij, President i Malit te Zi, Milo Gjukanovic, pasi ka lexuar librin tim "Kosovo Threatened by the Greater Serbia" me është drejtuar me këtë letër falënderimi dhe vlerësimi!”, ka shkruar Bytyçi në profilin e tij në facebook.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat